
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale momentet e fundit te pranise se tij si deputet dhe anetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë. Teksa ka postuar nje foto se bashku me koleget deputete te komisionit, ai shprehet falenderuar per mbeshtetjen dhe shton se ndihet me i pjekur dhe me i pergatitur per sfiden e re qe e pret. Kujtojme se ai eshte i zgjedhuri i PS-se per bashkinë e Lezhës, ne garen vendore te 30 qershorit.
Postimi i Pjerin Ndreut
Sot pas mbledhjes se fundit te Komisionit te Sigurise ne Kuvend, beme nje foto te gjithe bashke. U jam mirenjohes te gjithe kolegeve qe kam punuar ne ate komision qe nga viti 2013, te pozites dhe opozites, per gjithe mbeshtetjen, mirekuptimin, eksperiencen e ndersjellte, dhe tejkalimin e ndonje tensioni politik.
Pas 6 viteve jete aktive ne ate komision, ndjehem me i pjekur dhe me i pergatitur per te perballu sfiden e veshtire qe me pret ne Bashkine e Lezhes. Faleminderit kolege qe me dhate energji e force per te ecur para dhe per te konkuruar per te fituar !