
Vatikani ka publikuar foton e parë të Papa Françeskut që kur ai u shtrua në spital një muaj më parë. Fotoja tregon Papën në një karrocë me rrota përpara një altari kishe apo kapele në spitalin Gemelli të Romës, ku ai po trajtohet për sëmundjen e pneumonisë, nga e cila vuan.
Më herët të dielën, në mesazhin e tij të shkruar për Angelus, Papa tha se ai po përballet me një “periudhë sprove” pasi falënderoi dashamirësit për lutjet e tyre dhe u lut për paqe në “vendet e plagosur nga lufta”.
“Këtë mëngjes Papa Françesku kremtoi Meshën e Shenjtë në spitalin Gemelli”, thuhet në një deklaratë të Vatikanit.
Papa, 88 vjeç, ndodhet i shtruar në spitalin Gemelli në Romë prej 14 shkurtit dhe ai nuk është parë që nga shtrimi. Mjekët e spitalit thonë se ai nuk është më në gjendje kritike. Papa Françesku u zgjodh si Papa i 266-të në mars 2013.