FOTOLAJM – Cila është kjo vajzë e vogël para 30 viteve në meshën e parë në Shkodër, sot një figurë e njohur…

30 vjet më parë, në Varrezat e Rrmajit në Shkodër u mbajt mesha e parë pas 23 viteve mbyllje hermetike nga diktatura komuniste. Janë të shumtë shkodranët që morën pjesë, duke sfiduar sistemin e egër. Shkodra dhe historia e saj, ka shënjuar shumë nga emrat e atyre që ishin aktorë kryesorë në këtë event të rëndësishëm për lirinë e besimit.


Duke parë me vemendje filmimet e atyre ditëve, përveç atyre që tanimë janë të njohur publikisht, bie në sy një vajzë e vogël, e veshur me të bardha, në krah të Dom Simon Jubanit, priftit që celebroi meshën e parë. Sigurisht, asokohe e njihnin shumë vetë, më shumë për shkak të babait të saj. Por sot, ajo është një figurë e njohur publike e politike e Shkodrës.

Është Greta Gjoni në atë kohë, sot Greta Bardeli. Ish- kryetare e Këshillit të Qarkut, nënkryetare e PD-së Shkodër, pedagoge në Fakultetin Juridik të Shkodrës. Në ato ditë, ajo ishte pjesë e evendit të rëndësishëm, edhe pse në moshë të mitur, si vajza e Zef Gjonit, ndër më aktivët jo vetëm në procesin e rikthimit të besimit fetar në vend por edhe në zhvillimet që pasuan vitin 1990.

Greta e vogël në atë kohë, sot është një personalitet i jetës publike- politike të Shkodër, person i votuar në vite, me karrierë të konsoliduar tanimë dhe në 23 preferencat e demokratëve shkodranë për listat e deputetëve për 25 prillin. “Asgjë nuk nodh apo vjen rastësisht në jetë” është aksioma që mesa duket është përmbushur tek Greta Gjoni Bardeli, sot edhe Ambasadore e Paqes, titull i marrë në Vienë të Austrisë para pak kohëve.

Në vitet e jetës së saj, ajo mund të ketë akumuluar shumë arritje, sfida që i ka kapërcyer, kujtime që lënë gjurmë. Por besojmë se fotoja që u bë shkas për këto radhë, është ndër më të dashurat për Gretën dhe natyrisht, një kujtim i paharrueshëm, unikal dhe i papërsëritshëm për jetën e çdokujt. /ShkodraWeb Media/

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Media © 2017 - 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara ‖ Lejohet kopjimi i materialeve duke përmendur burimin nga janë marrë!

ShkodraWeb Channel