FOTOLAJM – Celulari fut në telashe 25 vjeçarin, pas kontrollit në lokalin e tij policia i vë prangat…(detajet)

Një 25 vjeçar, banues në fshatin Barç, Korçë është arrestuar nga policia pasi ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Specialistët për Hetimin e Kr.imeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë prangosjen në flagrancë të shtetasit H. Xh.


“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij në fshatin Barç, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular tip “Samsung Galaxy A6”, i cili përdorej nga ky shtetas, për vendosjen e basteve sportive”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!