Shprehja “të lindësh me këmishë” në Shqipëri ka kuptimin e një njeriu me shumë fat, të cilit jeta i rezervon vetëm gjëra pozitive. Por tashmë, nga një shprehje e përcjellë brez pas brezi, kthehet në një realitet, të cilin përmes fotove të ditëve të sotme, edhe mon sta shohim.
Pikërisht një foshnje me “këmishë” ka lindur në maternitetin Koço Gliozheni në Tiranë. Fëmija me qese amniotike erdhi në jetë mbrëmjen e djeshme. Lajmi u bë i ditur nga gjinekologia e këtij materniteti, Anika Dokle me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ajo publikoi foto të foshnjës me qesen amniotike dhe shkroi: “Bebush me këmishë❤”
Foshnja mbahej në duar nga anëtarët e stafit mjekësor që asistuan në lindjen e bebit. Me shumë mundësi, të paktën sipas shprehjes popullore, ky bebush do të ndiqet gjatë gjithë jetës nga fati i mirë. Ndërsa ne të tjerët, jemi deshmitarë të materializimit të një shprehje popullore. Jetë të gjatë e me shëndet, sepse fatin e solle me vete në këtë botë vogëlush! /ShkodraWeb Media/