Ish- punonjësi i policisë Arben Hasanaj, babai i Ilirjanit 19- vjeçar i dyshuar si autor i atentatit ndaj shefit të Policisë Bashkiake M.Madhe Mentor Hasanaj, i ka bërë një thirrje publike të birit. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Hasanaj i kërkon të birit të dorëzohet një orë e më parë në polici. Po ashtu, ai kërkon bashkëpunim nga çdo njeri që ka informacion ku gjendet i biri.
“Thirrje publike
Drejtuar djalit tem Ilirianit te dorezohesh nje ore e me pare ne Drejtorin, komisariatin, apo piken me te afert te policise se shtetit. I lutem çdo njeriu qe din apo ka dieni te me njoftoje.?
Baba i jot te pret nje ore e me pare kam ardh jam ne shqiperi. Baba te ka shpirt ?”, shkruan Arben Hasanaj.
Ai ka qenë efektiv i policisë të Shkodrës dhe prej disa vitesh jeton jashtë vendit. Mesa duket, ngjarja e rëndë e ka bërë të kthehet dhe të kërkojë dorëzimin e djalit të tij në polici për të sqaruar çdo gjë. /ShkodraWeb Media/