Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu duket se “mendjen” nga Shqipëria dhe sado larg të rrijë rrugët e çojnë drejt vendit tonë. Këtë gjë na e ka vërtetuar së fundmi deputetja Rudina Hajdari, e cila ka publikuar një foto në Instagram, ku shihet në shoqërinë e ish-ambasadorit. Hajdari bën të ditur se me Arvizun është takuar gjatë një vizite në Washington. Nuk dihet se çfarë kanë diskutuar me njëri-tjetrin deputetja dhe ish-ambasadori amerikan, por me siguri nuk kanë lënë pa cekur krizën e thellë politike.
“Kënaqësi që u takova me ish- Ambasadorin Amerikan, Alexander Arvizu, gjatë vizitës time në Washington D.C.“, shkruan ndërkohë krahas fotos Hajdari.