Ditën e sotme, Partizani dhe Vllaznia kanë mbyllur në “paqe” derbin mes tyre. Ndeshja është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa në tribunë nuk kanë munguar mbështetësit e Vllaznisë. Pavarësisht kushteve të pandemisë, një numër i kufizuar tifozësh, janë të pranishëm në shkallët e stadiumit.
Si gjithmonë, nuk mungojnë në mbështetje të ekipit kryebashkiakja Ademi dhe sponsori Xhaferi. Në ndeshjen me Partizanin, duket se ka qenë edhe një emër i njohur i artit shqiptar, shkodranit Sidrit Bejleri.
LEXONI EDHE: “A lejohet me g’zu…?!”, një shkodran 24 karatësh me zemër kuqeblu si Sidrit Bejleri: Para Vllaznia!!!
Ka qenë vetë kryebashkiakja Ademi që ka publikuar një foto, duke shkruajtur: “Me Sidrit Bejleri dhe Alban Xhaferi “. Ky sezon fantastik i kuqebluve që vazhdojnë të kryesojnë bindshëm, ka rikthyer vëmendjen ndaj Vllaznisë të të gjithë shkodranëve, pavarësisht ju jetojnë. Bejleri, edhe më herët e ka shprehur publikusht kënaqësinë për ecurinë e Vllaznisë që po na bën të ëndërrojmë të gjithë. /ShkodraWeb Media/