Para disa javëve, i ftuar në një studio televizive pas shkarkimit nga Kuvendi si antar i Bordit të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj foli për ekzistencën e mesazheve, ku kryeministri e të tjerë pranë tij, dërgojnë në formë kërcënimi, madje duke përmendur direkt edhe çeshtjen Agon Channel dhe gjobën 110 milion euro që shteti duhet ti paguajë ish- pronarit Becchetti. Ditën e sotme, ish- ministri socialist i Financave, ka publikuar një status në Facebook. duke folur për gjobat e Bashkisë Tiranë për mjetet në një rrugë të kryeqytetit. Janë dy foto, njëra prej të cilave është një screenshot i një SMS-je kërcënuese që Veliaj i dërgon dikujt, sipas gjasave përfaqësues i rëndësishëm i Agon Channel.
“Miremengjesi, vetem ne 6 ditet e para 2020 rezidentet e rruges “Faik Konica” jane gjobitur 2 deri ne 4 here nga bashkia e Tiranes vetem se bashkia e do rrugen bosh per betonieret e privateve. Veliaj ky shites fiqesh dhe qe bene dasmen ne kala, Mazniku qe fle me 900 euro nata, qeverisin me arrogance dhe babezi. Veliaj me papergjegjshmerine dhe arrogancen e tij ministrore me disa sms si kjo, po u rendon taksa-paguesve te varfer shqiptare nje gjobe 110 milion euro. Kur do ndalet me ligj ku keq qeverises I pa ditur, fodull dhe arrogant. Nuk tremben shqiptaret nga arroganca e tigrave prej letre. Dite te mbare! Arbeni”, shkruan Malaj në postimin e tij, të shoqëruar edhe me foto. Texti i SMS-së mund të lexohet nga të gjithë dhe nuk ka nevojë për shumë komente, teksa dallohet edhe numri i celularit që ka patur zyrtarisht në përdorim Veliaj, të paktën deri në momentin që ishte ministër i qeverisë Rama.