FOTOLAJM – Antonio Marku shënon ‘golin’ e jetës, futbollistin e “dekonspiron” një nga shokët e tij më të mirë

Dita e djeshme ka qene e veçante per ish- futbollistin e Vllaznise Antonio Marku Kjo pasi ai i ka dhene fund beqarise duke u kurorezuar ne martesë me Edonen. Gjithçka eshte bere larg mediave, larg postimeve ne rrjetet sociale sepse deshira ka qene per ta bere sa me private kete ngjarje te shenuar.

Por, i vetmi qe e ka nxjerre “zbuluar” Antonion ka qene trajneri i Akademise Vllaznia dhe njekohesisht nje nga shoket me te mire te tij, Denis Zmijani, qe ka postuar nje foto bashke me çiftin.


Antonio prej tre sezonesh po luan ne Kosove dhe e ka mbyllur sezonin e tij te dyte rradhazi me ekipin Vllaznimi te Gjakoves, disa pjestare te te cilit i ka patur edhe te pranishem ne dasem.

Neve nuk mbetet gje tjeter veçse t’i urojme Antonios jete te gjate e te lumtur bashkeshortore dhe po ashtu, duam te urojme edhe kolegun tone Gasper Marku per kete eveniment te rendesishem te jetes se djalit te tij.