FOTOLAJM – ““Ah ç’më keni çarë kokën me gjithë Eduart Grishajn”, Arbana mërzitet me komentet e ndjekësve dhe…

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj, kanë vizituar muzen “Krakowa”, duke ndarë mjaft detaje të dhimbshme nga keqtrajtimi i hebrenjve në kampet naziste. Ndërsa Arbana ka shpjeguar në çdo postim të saj fotot, duke i shkruar në gjuhën angleze, Eduart Grishaj i ka shpjeguar postimet e tij në një shqipe të pastër. Kjo ka bërë që ndjekësit të mos e lënë pa kritikuar Arbanën për këtë fakt.


“Shkruaj shqip Arbana, siç shkruan Eduardi” i shkruan një ndjekës Arbana Osmanit.

Aq është dashur që moderatores t’i soset durimi nga këto mesazhe duke shkruar: “Ah ç’më keni çarë kokën me gjithë Eduart Grishajn. Aman ndiqni Eduart Grishajn për guidat turistike në gjuhën e bukur amtare”.

Sigurisht që këto komente ishin të shoqëruara me nota humori nga ana e moderatores, dhe ajo nuk ka nguruar të ndajë postime përkrah partnerit të saj.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!