FOTO+EMRI – Tender 60 milion dollarë kompanisë së shqiptarit, vihet në pranga ministri i shendetësisë në Zimbabve…

Ministri i Shëndetësisë së Zimbabvesë, Obadiah Moyo u vu në pranga ditën e djeshme pas skándaleve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur me qeverinë aty ditët e fundit.

Në një prej këtyre skandaleve ishte i përfshirë edhe kompania Drax International, me aksioner të vetëm Ilir Dedjan, një shqiptar me pasaportë italiane, të cilës qeveria e Zimbabvesë i akordoi tenderin me vlerë 60 milionë dollarë për pajisje mjekësore pasi ka lidhje të përafërta me djalin e Presidentit të Zimbabvesë.


Ndërkohë ky tender u anulua dhe Ilir Dedja është në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë ministri Moyo është liruar me urdhër të Presidentit Emerson por akùzohet për shpërdorim detyre dhe kórrupsion.

Moyo dhe zyrtarë të lartë të qeverisë akùzohen se kanë dhënë miliona dollarë tendera për pajisje mjekësore në kohën e emergjencës së COVID-19, për kompani që nuk kanë qenë pjesë e regjistrit të prokurimit publik.