FOTO+EMRI – Kush është studenti 18 vjeçar shqiptar që humbi jetën në aksident teksa kthehej nga puna…

Rusjon Kercuku, djali që shihni në foto është 18 vjeçari i cili humbi jetën në një aksident me motor mbrëmjen e së premtes në Pesaro të Italisë. Sipas mediave italiane, i riu me origjinë shqiptare, ka lindur në Itali.


Ai punonte si kamarier në një hotel në Cattolica dhe në kohën e aksidentit, po kthehej nga puna.Ai ishte duke shkuar të takonte disa miq të tij. Por sipas policisë, djaloshi shqiptar kishte humbur kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë.

Dëmtimet në kokë dhe gjoks i shkaktuan humbjen e menjëhershme të jetës. Kercuku, në Mars kishte festuar 18-vjetorin e lindjes. Ai ishte student i vitit të katërt në Bramante dhe jetonte në Libertà në Vallefoglia.

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing