FOTO+EMRI – Kush është shqiptarja 47 vjeçare që u masakrua mesditën e sotme në Itali…

Ndjekje në këmbë me makinat dy hapa larg. Goditja e dhënë me thikë me forcë dhe mllef. Alarmi i dhënë nga kalimtarët dhe nisja drejt spitalit, fatkeqësisht e kotë. E diel e përgjakur në San Giuliano Milanese, nuk një grua 47 vjeçe, Luljeta Heshta, qytetare shqiptare, është vrarë nga një burrë që ka mundur të largohet.

Teatër i vrasjes ishte rruga provinciale 40, në mes San Giuliano dhe Melegnano. Alarmi është dhënë në orën 12.59, kur disa kalmitarë kanë telefonuar 112- ën duke sinjalizuar praninë e një gruaje që po ndiqej nga një burrë.


Kur kanë mbërritur në vendngjarje, karabinierët nuk kanë gjetur askënd por ndihma e shpejtë e 118- ës, të ardhur me një ambulancë dhe një mjet tjetër, kanë parë viktimën të shtrirë mbi asfalt mak metra larg nga vendi ku ishte dhënë alarmi.

47 vjeçarja që punonte si prostitutë dhe kishte disa precedentë të vegjël, kishte në trup shenjat e 5 goditjeve, 2 në këmbën e majtë dhe 3 në shpinë, simptoma që vrasësi ishte i terbuar me të dhe sipas gjasave, e ka goditur nga pas krahëve.

Gruaja është transportuar me urgjencë në sallën e operacionit në Humanitas, por pas disa orëve mjekët nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse të deklarojnë vdekjen.

Dëshmitarët e pyetur nga karabinierët që po përpiqen ti japin një fytyrë killer- it, kanë folur për një person të veshur me rroba të errëta që më pas është larguar nga vendngjarja. Sipas asaj që mësohet, viktimës nuk i është grabitur asgjë. Është zhdukur tani për tani edhe arma e krimit. Ndërkohë, vazhdojnë hetimet.


© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel