FOTO+EMRI – Ja kush është shqiptari 40 vjeçar që u ekzekutua në Islandë në prag të derës së shtëpisë së tij…

Ky është 40- vjeçari me origjinë shqiptare që u ekzekutua natën e së shtunës së shkuar në Rauðagerði të Islandës. Mediat vendase bëjnë me dije se ai është Armando Beqiri me origjinë nga Shqipëria, me saktë nga Tepelena. I ndjeri shkoi në Islandë në dhjetor të vitit 2014 dhe pasi mësoi gjuhën, u njoh me një grua dhe u martua, me të cilën pati një fëmijë dhe priste një të dytë.

Ai kishte marrë nënshtetësinë islandeze dhe kishte hapur një biznes atje. Armando ishte gjithashtu një mbështetës i fortë i ekipit kombëtar islandez. Pak para mesnatës, Armando parkoi makinën e tij në garazh, dhe në të njëjtën kohë kur po ecte për tek dera e përparme, besohet se nga një makinë që i ishte afruar shtëpisë së tij, u qëllua me disa plumba duke i shkaktuar vdekjen.


Plumbat e goditën 40 vjeçarin në shpinë, qafë dhe kokë. Në vendin e ngjarjes, Armando u gjet i shtrirë në gjak dhe u dërgua në spital ku u shpall i vdekur në Landspítali menjëherë pasi mbërriti atje.

Një lituanez rreth të 40-t është paraburgim dhe besohet të jetë autori i krimit të rëndë. Natën e kaluar tre persona u arrestuan në një shtëpi verore dhe u zhvendosën në Reykjavík. Nuk thuhet nëse ata janë dëshmitarë të çështjes apo dyshohen për pjesëmarrje në vrasje.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larjes hesapesh.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel