FOTO+EMRI – I zhdukur pa gjurmë nga data 20 gusht, policia jep alarmin per adoleshentin shqiptar…

Një adoleshent shqiptar, rezulton i humbur në Angli që prej 20 gushtit. Daniel Gjinaj 17 vjeç u pa për herë të fundit pasditen e 20 gushtit në zonën e Uorthing, në Britaninë e Madhe.


Ai ka udhëtuar me tren në Brighton dhe mendohet të jetë akoma në zonën e Brighton dhe Hove.

Danieli është shqiptar dhe në përshkrimin e tij thuhet se është i dobët, me flokë të zeza të qethura shkurt.

Kur u pa për herë të fundit, ai kishte veshur tuta blu dhe atlete të bardha.

Autoritetet angleze bëjnë thirrje se kushdo që e sheh atë ose që di për vendndodhjen e tij të kontaktojë me policinë britanike.

Mbështet ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Channel