FOTO+EMRI – I riu shqiptar humb jetën në aksident në Itali, 22 vjeçarit i iku makina nga kontrolli…

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident automobilistik në Itali.


Mediat italiane shkruajnë se aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të diele (29 nëntor) në Argenta, ndërsa viktima është identifikuar si Gevis Muhaj 22 vjeç.

I riu nga Shqipëria ishte mekanik dhe punonte në një kompani në shtetin italian. Ai po udhëtonte me makinë për në shtëpi, kur ai humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë.

Përplasja e makinës tip “Ford Fiesta” me pemën ishte e fortë, duke i shkaktuar 22-vjeçarit vdekjen e menjëhershme.

Pavarësisht se në vendin e ngjarjes mbërritën ambulancat, Gevis Muhaj nuk arriti të mbijetonte. Madje, trupi i tij u nxorr me vështirësi nga automjeti.


ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel