FOTO+EMRI – Aksidenti fatal i merr jetën 47 vjeçares shqiptare në Itali, lë pas bashkëshortin dhe tre fëmijë

Një aksident fatal është regjistruar mesditën e sotme në unazën “Vignola” në qytezën Maranë në Itali, ku ka humbur jetën një grua me origjinë shqiptare.

Nga aksidenti fatal i ndodhur rreth orës 12:30, ka humbur jetën Violeta Caka, 47 vjeçe, banuese për vite të tëra në Marano.


Sipas rindërtimit paraprak të skemës së aksidentit, gruaja që udhëtonte me një makinë synonte të hynte në një pikë karburanti , kur një automjet tjetër drejtuar nga një 42 vjeçar e ka përplasur, duke shkaktuar nxjerrjen e makinës së saj në korsinë e kundërt.

Në këtë moment, makina e saj gódìtet nga një Fiat Punto, duke shkatërruar thuajse plotësisht mjetin siç shihet edhe në foto.

Përplasja ishte fatale për gruan dhe mjekët nuk mund të bënin asgjë për të. Gruaja la pas bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj, lajmin fatal për të cilën ua dha policia.

Të tre automjetet e përfshira në aksident janë sekuestruar në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, dhe siç është praktika në këto raste, hetimet tóksìkologjike gjithashtu janë duke u zhvilluar mbi personat e përfshirë.

 ABCOM ║ VODAFONE