FOTOALBUM/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë në stadiumin e ri, e fundit para ndeshjes me Francën..,

Shqipëria ka kryer stërvitjen e parë të saj në ”Air Albania Stadium” apo shtëpinë e re të saj. Kuqezinjtë ia lanë Francës ta shkelë e para tapetin dhe nën ndriçimin LED të stadiumit ka kryer një seancë stërvitore.

Shqipëria do të tentojë nesër të inaugorojë me sukses stadiumin e ri me një fitore dhe pse edhe një barazim ndaj kampionëve të botës mund të konsiderohet pozitiv. Kurse Franca e ka të qartë synimin e saj, tre pikë.