Zyrtarisht transportonte lule për tregun europian, në fakt paletat ishin të mbushur plot e përplot me 350 kile kanabis. Konstatimi është bërë nga dogana maqedonase, e cila ka vendosur që kamionit që vinte nga Shqipëria, në orën 01.30 të mëngjesit të sotëm, ti bëhej inspektim i detajuar. Mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar me iniciale F.B., i moshës 62 vjeç.
Kamioni tip Volvo, i cili kishte panele të veçanta për transportin e luleve, është vënë nën sekuestro, ndërsa drejtuesi është vënë në pranga dhe pritet të dalë përpara Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë. Ndërkohë, mediat në Maqedoni shkruajnë se kamioni kishte hyrë nga Shqipëria dhe synonte tregun evropian.