Një zjarr ka përfshirë ambientet e një apartamenti në katin e fundit të një pallati në lagjen “11 Nëntori” të qytetit të Elbasanit.
Zjarri ka shkaktuar dëmtimin e pajisjeve elektoshtëpiake dhe mobilieve. Fillimisht kanë qenë banorët e pallatit ata që e kanë marrë situatën në kontroll për shuarjen e flakëve. Mësohet se në banesë nuk ka patur njeri në momentin e rënies së zjarrit, por nga flakët janë shkaktuar dëme materiale.
Pasi janë njoftuar për rastin, ka ndërhyre edhe shërbimi zjarrfikës. Ndërsa forcat e policisët të mbërritura në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit./balkanweb/