FOTO/ Zjarri në Zues të Shkodrës vazhdon të jetë aktiv, duhet ndërhyrje nga ajri por nuk ka rrezik për banesat…

Loading...

Zjarri i rënë në fshatin Zues të Bashkisë Shkodër, vazhdon të jetë aktiv. Në terren janë 3 mjete zjarrëfikëse të MZSH Shkodër, 15 efektivë, 25 ushtarë, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe banorë të zonës. Ndërhyrja me mjete zjarrëfikëse është e pamundur për shkak të terrenit por edhe rrezikut pët jetën për efektivat. Megjithatë, deri në këto momente, nuk rrezikohen banesa dhe një mjet zjarrëfikës është pranë tyre për të parandalur çdo shfaqje të zjarrit.

Sipas banorëve, zjarri ka djegur deri tani qindra rrënjë ullinj dhe vetëm ndërhyrja nga ajri me hedhje uji me helikopter mund të shuajë flakët. Gjatë gjithë natës, MZSH Shkodër dhe ushtarët do të jenë të gatshëm të ndërhyjnë nëse është e nevojshme.

Koencidenca me një vit më parë, është e habitshme. Thuajse në të njëjtën periudhë dhe në të njëtin vend. Si në raste të tjera, ekzistojnë dyshime për zjarrëvënie të qëllimshme. Gjithsesi, për arsye sigurie nuk mund të ndërhyhet sonte nga ajri, por nesër në mëngjes është e nevojshme. Ndërkohë, të shpresojmë që gjatë natës zjarri të mos marrë përmasa të tjera duke rrezikuar banesat. /ShkodraWeb/

Loading...