
Një vajzë dyvjeçare me origjinë nga Shqipëra ka humbur në Pire të Greqisë. Mediat vendase kanë bërë publike foton e vogëlushes, e cila prej mëse 2 ditësh është zhdukur.
Aktualisht e gjithë policia e Athinës po e kërkon të miturën, por ende deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj. Autoritetet kanë kontaktuar gjithashtu dhe me shtetet fqinje, pasi mbetet ende e paqartë nëse vajza është rrëmbyer apo thjesht ka humbur. Gjasat janë që e vogla të jetë rrëmbyer dhe për këtë çështje në median greke është postuar një foto e vogëlushes, e cila quhet Athina Hajazi.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!