Raporto TI

FOTO/ Zhduket monirenia 17- vjeçare, policia kërkon ndihmën e komunitetit shqiptar për ta gjetur (emri)

Që prej ditë së mërkurë një vajzë 17-vjeçare shqiptare është në kërkim nga policia në Kildare, Irlandë. Familjarët e Olta Dodaj kanë njoftuar policinë pasi vajza nuk kishte shkuar në shtëpi. Sipas mediave vendase ajo është parë për erë të fundit rreth orës 14:45 të 11 prillit, në Newbridge.

Policia irlandeze, apo siç njihet ndryshe Gardaí ka bërë apel për ndihmë edhe në komunitetin shqiptar që ndodhet në zonë. 17-vjeçarja shqiptare Olta Dodaj është rreth 165 centimetra e gjatë, me flokë të gjatë kafe dhe sy kafe. Në momentin kur është ka humbur kontaktet ajo ka qenë e veshur me një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *