NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

FOTO – Zemra e madhe e futbollistëve të vegjël të KF Bashkimi, gjesti që bënë me “arkën e kursimit” të tyre…

Këto ditë të vështira që po kalon vendi e Shkodra, janë të shumtë ata që përpiqen të zbusin sado pak problemet ekonomike për shtresat në nevojë. Mjaft e veçantë ishte nisma e fëmijëve të KF Bashkimi, një ekip futbolli në Bardhaj të Shkodrës.

Nga 8 shkurti i këtij viti, ata sajuan në “arkë kursimi”duke rujatur shuma të vogla parash për të organizuar ndonjë aktivitet sportive. Por situate që po kalojmë këto ditë, nuk mund të linte indiferentë drejtuesit e këtij klubi. Ata kanë patur idenë që paratë e mbledhura, sado që të ishin, ti dhuronin në ndihmë të jetimëve dhe familjeve në nevojë. Por fillimisht, ata kontaktuan me SMS të gjithë fëmijët që kishin kontribuar, duke i pyetur nëse ishin dakort që kursimet e tyre të përdoreshin për bamirësi, duke “thyer” arkën e kursimit para kohe.


Të gjithë fëmijët pa përjashtim, ishin dakort dhe arka e kursimit u hap ku ishin depozituar një shumë modeste lekësh. Kjo ka ndodhur mbrëmjen kaluar, ndërsa sot, trajneri Ervin Alushi, me ato para ka blerë ushqimet bazike, duke bërë tre pako që u shpërndanë për familje me jetimë dhe në vështirësi ekonomike.

Në fakt, vlera e këtij veprimi të fëmijëve të KF Bashkimi, është qindra here më e madhe se ajo e tre pakove që ndihmuan në këto ditë të vështira tre familje. Është shembull frymëzues, shembull që mendojmë se duhet ndjekur edhe nga ekipe të tjera, edhe nga grupime apo individë të tjerë. Fëmijët e KF Bashkimi treguan se edhe jashtë fushës së blertë të futbollit, janë kampionë në jetën e përditshme dhe e ardhme e sigurtë për Shkodrën tone e Shqipërinë! Mirënjohje! /ShkodraWeb Media/

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!