ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTO/ Zbulohet shpella ku qëndroi një vit Dom Nikoll Gazulli, albanologu i njohur vetë golgota shqiptare…

Artan Shkreli, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe një i apasionuar pas zbulimeve ka postuar në rrjetin social vendin ku ka jetuar një vit albanologu i madh dom Nikollë Gazulli, i v.rarë më 1946. Përmes fotove ai paraqet shpellën ku ka jetuar një vit albanalogu i shquar, mjetet rrethanore të cilat ka përdorur ai për të jetuar.

Posti i plotë i Shkrelit:

Martiri i shndritshëm!

Dje Artur Jaku dhe Niko Sheldia na bënë me dije se, pas vitesh kërkimi, u zbulua shpella ku jetoi një vit, deri ne ditën e mbrame, albanologu i madh dom Nikolle Gazulli.

U pat v.rarë aty gjate represionit të marsit të 1946-ës.

Mjafton zbulimi i kësaj shpelle, a vrime në shkëmbin gëlqeror, për të kuptuar se si d.huna dhe egërsia komuniste, të barazueshme vetëm me antinjerëzinë n.aziste, goditi Malësine e Madhe, klerin e angazhuar (për shpëtimin e gjindjes së vet) dhe mendimin më të lartë humanist të kohës.

Në këtë çarje të thellë të tokës në Vrith (tregoheshin shumë legjenda, e askush nuk e dinte më ku ndodhej) u gjetën tepricat e kalbura të shtratit të tij të improvizuar, shkalla e shembur dhe mjete elementare për mbijetesë; një kovë uji e ndonjë enë e vogël.

Historia e dom Nikollë Gazullit është vetë golgota disa shekullore e Shqipërisë, që kulmoi me cka do ndodhte pas përfundimit të LIIB.

Varri i tij nuk dihet…

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.