FOTO/ Zbulohet një tjetër basoreliev i Skenderbeut në Itali, është bashkë me dy burra që shënjuan…

Loading...

Per shekuj Skenderbeu u rendit sipas rastit qofte mes “kondotiereve” te koherave, me Pirron e Hanibalin, qofte mes kohanikeve qe ndryshuan rrjedhat e historise si Huniadi a Karli V. Ne kete kuptim nje basoreliev kersheror i Gjergj Kastriotit gjendet ne fasaden kryesore te keshtjelles se bukur ne Corigliano d’Otranto te Puljes – ne ate toke ku ende sot fliten idiomat e vjetra griko e arbresh (pasqyrim i kolonizimeve te njepasnjeshme mesapo-helene apo bizanto-arberore).

Keshtjelle e shek XIII, qe u rifortifikua me kulla rrethore ne shek XVI per tu mbrojtur ndaj turqve otomane, pesoi nje shekull me pas edhe nje nderhyrje estetizuese ne vitin 1667 kur u pajis me nje sere skulpturash te personazheve te rendesishem qe evokonin historine ne gjithe dimensionet e saj. Mes tyre Skenderbeu, qe ndodhet ne serine e krahut te djathte te fasades se keshtjelles mes dy burrave qe nderruan fatet e njerezimit, konkretisht mes Tirmurlengut dhe Kristofor Kolombit; i pari, prijes qe zuri rob sulltan Muratin I, e qe thuajse gjunjezoi Kinen po te mos qe per vdekjen e tij te papritur ne fillim te shek XV; dhe i dyti, eksploratori me i madh i koherave ne fund te po atij shekulli.

E ne mes te qindvjeteshit, Gjergji yne, qe shkaktoi me rezistencen e tij vonesen historike te Perandorise Osmane ne kulmin e agresiviteit te saj, duke i dhene mundesi sistemit difensiv te Rilindjes te persoste fortifikimet rrethore e kendngushta kunder topave te zjarrit osman. /Marrë nga profili në Facebook i arkitektit Artan SHKRELI/

Lini komentin tuaj...

Loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.