Një kërpudhë e rrallë është zbuluar në pyjet e dendura të Iballës, në Pukë. Kërpudha e zbuluar është kërpudha Reishi dhe është një nga varietetet lokale të kërpudhave, që është zbuluar kohët e fundit në natyrën e virgjër të maleve të Pukës.
Nuk është e ngrënshme, por shumë e kërkuar nga industria farmaceutike dhe pritet të kthehet në një burim të rëndësishëm të ardhurash për banorët e zonës.
Kërpudha e rrallë Reishi, është ajo lloj kërpudhe e cila njihet për aftësinë e saj për të kuruar një sërë sëmundjesh.
Këto kërpudha mund të shiten me 250-300 Euro/kg. Kërpudhat Reishi mund të përpunohen dhe shiten në formën e çajit, kapsulave ose lëngjeve, janë përdorur në mjekësinë popullore që 4000 vjet më parë, veçanërisht në Kinë. Zakonisht, këto kërpudha grihen dhe bëhen pluhur që tretet në ujë.
Kërpudhat Reishi përdoren për të forcuar sistemin imunitar, luftuar infeksionet dhe virozat, problemet me mushkëritë, zemrën, tensionin e gjakut, veshkat, mëlçinë dhe kolesterolin e lartë.
Këto kërpudha përdoren edhe për trajtimin e simptomave të HIV/AIDS, pagjumësisë, ulçerës, helmimit dhe herpesit./SHQIPTARJA.COM/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!