Një sasi prej 1.2 ton “mall” i modifikuar gjenetikisht nga Shqipëria është kapur nga policia turke në Stamboll. Po ashtu, janë konfiskuar edhe 550 mijë doza ekstazi, me origjinë nga Holanda.
Shtatë vetë, të gjithë shqiptarë kanë përfunduar në pranga. Policia turke që kishte marrë informacione paraprake, ndoqi një makinë që u fut në pikën kufitare Kapikule më 29 prill. Më pas, kontrollet u zhvendosën në një depo. Pas kësaj, nisën arrestimet. Shqiptarët e arrestuar janë: S.A. 25 vjeç, S.D. 34 vjec, E.H. 43, G.A. 34, S.G. 32, M.E. 39 dhe S.S.Ç. 37 vjeç.
Media turke “Aksam” raporton se “malli” ishte fshehur në mesin e thasëve të ushqimeve për kafshë, ndërsa shqiptarët u arrestuan në dy operacione të ndara. Gjatë operacionit për sekuestrimin e kanabisit hibrid, u arrestuan katër shqiptarë.
Lënda narkotike ishte transportuar me kamion për në një depo në Eyüpsultan, ku edhe u gjet sasia e madhe e drogës, Në rast se kjo drogë do të hidhej në treg, do të vlente 44 milion lira turke.