Skip to content
17 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO/ Zbulohen përgjimet që përfshijnë në një skandal ministrat e qeverisë “Rama 2” (emrat)

ShkodraWeb 10 February, 2018
qeveriaRama2

Një skandal ku janë të përfshirë dy ministra të kabinetit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, është përfolur në media, pa bërë publik emrin e asnjërit prej të përfshirëve.

Por deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj i ka bërë publik emrat që sipas tij kanë abuzuar me detyrën duke shkëmbyer para për tu përdorur në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017 ku Rama mori mandatin e dytë qeverisës, këtë radhe i vetëm, pa koalicion.

Sipas Shehajt, ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ai i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri janë përgjuar teksa flasin me një person të vënë nën hetim nga Gjykata. Bëhet fjalë për biznesmenin Klodian Zoto. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur. Opozita e ka akuzuar vazhdimisht.

Qeveria shqiptare i dha kompanisë së Klodian Zotos tenderin e dyshimtë për të cilin opozita akuzon se nuk është zhvilluar garë, për ndërtimin e tre inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tiranë. Në bisedat e përgjuara nga Gjykata, sipas Agron Shehajt, ka dalë pikërisht fakti se “ministrat udhëzonin Zoton për pagesa dhe dorëzim parash që kishin të bënin me zgjedhjet e qershorit 2017”.

Statusi i plotë i deputetit të PD-së në rrjetin social Facebook

“Sipas mediave, Ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri janë përgjuar ndërkohë që flisnin me Klodian  Zoton. Ministrat udhëzonin Zoton për pagesa dhe dorëzim parash që kishin të bënin me zgjedhjet e qershorit 2017.

Zoto ishte nën përgjim me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të Gjykatës. Vetëm Prokuroria mund të sqarojë opinionin publik nëse dy nga ministrat kryesor të qeverisë janë nën hetim.

Ndërkohë ka një presion te jashtëzakonshëm mbi mediat. Censurohet në 90% të mediave lajmi që ministri Gjiknuri është nën hetim nga prokuroria e Elbasanit. Të shohim sa do vazhdojë injorimi.

Mos hesht, shpërndaje!!!”

Këtë postim Shehaj e shoqëron me foto të Zotos, Gjiknurit dhe Ahmetajt.

Post navigation

Previous: VIDEO/ Reali autokritikë me 5 gola, tripleta e Ronaldos e ngjit në vendin e tretë
Next: FOTO/ Kujdes, mjegulla dhe dëbora vështirësojnë lëvizjen në “Rrugën e Kombit”

TË FUNDIT

keshilli kombetar pd1 2026

OPINION – Partia Demokratike përfundoi Ripërtëritjen, Shkodra nuk konsiderohet më bastion…?!

ShkodraWeb 16 July, 2026
berisha

EMRAT – Partia Demokratike përfundon riorganizimin, zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariatet…

ShkodraWeb 16 July, 2026
salianji berisha rama 2026

NGA ERVIN SALIANJI – “Zgjedhorja” e “Territorialja”, 2 pazaret e mëdha Rama-Berisha, demokratët kundër bojkotit

ShkodraWeb 14 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien 16 July, 2026
  • Eliminimi i turpshëm nga Malisheva në Europë, KF Vllaznia kërkon ndjesë: Tani është koha të shohim përpara 16 July, 2026
  • EMRAT – Plagosja me thikë tek Poliklinika në Shkodër, arrestohen babë e bir të dyshuar si autor të ngjarjes… 16 July, 2026
  • NGA ELISA SPIROPALI – Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka… 16 July, 2026
  • OPINION – “Mbyllet këtu rrugëtimi ynë europian i këtij sezoni”, a mjafton pas katastrofës së Vllaznisë në Europë?! 16 July, 2026
  • OPINION – Partia Demokratike përfundoi Ripërtëritjen, Shkodra nuk konsiderohet më bastion…?! 16 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
astrit kalaja kujtim ibraj 2026

Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien

ShkodraWeb 16 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.