Xhudistët e Vllaznisë dominojnë garat për Kupën e Shqipërisë, duke fituar 4 nga 7 medaljet e vendeve të para. Aktiviteti i zhvilluar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ka kurorëzuar fitues si për kadetë (të rinj) ashtu edhe të rritur.
Për kadetë janë arritur këto rezultate:
1. Luka Lukaj -66 kg vendi parë
2. Damian Çuni -73 kg vendi dytë
3. Klaudio Jaku -81 kg vendi tretë
Për të rritur rezultatet janë këto:
1. Luigj Shkoza -73 kg vendi dytë
2. Kristjan Lleshi -73 kg vendi tretë
2. Xhovani Shkoza -81 kg vendi parë
3. Markelian Tanushi -90 kg vendi parë
4. Aldo Shkoza -100 kg vendi parë
5. Juli Marku +100 kg vendi parë
Bashkia e Shkodrës do të vazhdojë si deri më tani mbështetjen për këtë sport, i cili po sjell tituj e trofe, jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare. Urimet më të mira xhudistëve të Vllaznisë, në mënyrë të veçantë sportistëve që sollën në Shkodër medalje! /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Bashkisë Shkodër/