Skip to content
1 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport

FOTO – Vllaznia zhvillon stërvitjen e fundit para Kastriotit në Durrës, ja çfarë thotë trajneri Brdariç për mediat

ShkodraWeb 2 years ago

Ekipi i Vllaznisë është nisur mesditën e sotme drejt Durrësit, qytet ku do të akomodohet në pragndeshjen me Kastriotin dhe ku njëkohësisht do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj sfide.

Trajneri Thomas Brdariç ka lënë pas problemet shëndetësore që ka patur ditët e fundit dhe sot ka udhëtuar me ekipin për ndeshjen në transfertë me Kastriotin. Para nisjes ai ka dalë para gazetarëve duke folur për sfidën e rradhës dhe objektivin e skuadrës. Ja si është përgjigjur ai:

Nesër është mundësia jonë që të bëjmë një ndeshje të mirë dhe kemi shansin të tregojmë një ndeshje të mirë. Duhet të bëjmë një ndryshim në mbrojtje, do të mungojë Adili që do zëvendësohet nga Shehi që është i motivuar.

Kastrioti pa humbje? Do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë, do jetë një betejë në çdo sekondë dhe duhet të tregojmë forcën tonë në fushë, jo vetëm fizike. Duhet të jemi të zgjuar, të luajmë nga ana psikologjike.

Barazim? Gjithmonë kjo pyetje që do marrë këtë përgjigje. Ne shohim për performancën tonë, kemi shumë për të bërë. Lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Hyjmë në fushë për të fituar. Shpresoj që të tregojmë më të mirën në fushë, kemi armët tona.

2 miqësore me krutanët të fituara, avantazh? Çdo ndeshje nis nga zero. Koha e përgatitjeve për këtë ndeshje ka qenë e pakët. Nuk është ndeshje miqësore, luajmë për kampionat. Nuk kemi kohë të humbim,të përfitojmë nga eksperienca.

Presion për pikët, e lehtë të mbahet vendi i parë? Kemi 13 pikë që nuk na i merr njeri, por duhet të grumbullojmë më shumë. Në ekipin e parë, ne kërkojmë maksimumin dhe jam krenar për lojtarët dhe klubin. Do ta shohim në fund ku do jemi, objektivi në çdo ndeshje është maksimumi. Skuadra është e motivuar.

Shpërdorime me Bylis? Sigurisht që kemi punuar për të krijuar shanse. Të mbrojmë njëri-tjetrin në sulm dhe mbrojtje. Të shfrytëzojmë mundësitë në çdo ndeshje sepse krijojmë shumë raste. Mos harrojmë mbrojtjen.

Kalendari i ngjeshur, e përballon skuadra? Duhet të kemi vazhdueshmëri për të krijuar shanse. E di që është e vështirë të luash çdo tre ditë, jo vetëm në ndeshje. E shoh edhe në stërvitje sepse s’kemi kushte të mira.

Pagat e prapambetura? Dua t’i jap lojtarëve sigurinë që të luajnë në fushë. I kam thënë Alban Xhaferit që këtu të marrin të gjithë përgjegjësitë. Kemi bërë skuadër të fortë dhe duhet të jemi në gjendje të mirë nga çdo anë. Të zgjidhet sa më shpejt puna e pagave. Lojtarët shpeshherë nuk e kuptojë se çfarë ndodh në futboll.

Pasditen e sotme, ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në pragndeshjen me Kastriotin. Kjo seancë është zhvilluar në fushën e kompleksit “Tropikal” në Durrës dhe është drejtuar nga trajneri Brdariç. Gjendja e futbollistëve duket shumë e mirë dhe tek të gjithë ka besim për një tjetër rezultat pozitiv edhe në sfidën e rradhës.

Continue Reading

Previous: FOTO – Të rinjtë e Oratorit “Don Bosko” në Shkodër surprizojnë “bluzat e bardha” në Spitalin Rajonal…
Next: Lulzim Basha viziton familjen e 25 vjeçarit të ekzekutuar nga policia në orët e para të ditës së sotme…

TË FUNDIT

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…
  • Kryesore

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…

49 mins ago
VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën
  • Kryesore

VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën

3 hours ago
“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”
  • Aktualitet

“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”

3 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…
  • VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën
  • “Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”
  • Nis riparimi i radhës i dyshemesë së urës së vjetër të Bunës, Benet Beci koordinon bashkëpunimin e institucioneve
  • MATURA SHTETËRORE – “1620 maturantë, 8 me aftësi ndryshe…”, provimi i gjuhës së huaj, flet drejtorja e ZVAP Shkodër
  • “Probleme serioze me praninë e metaleve të rënda dhe të pesticideve të rrezikshme”, publikohet studimi mbi ndotjen e liqenit të Shkodrës

TË FUNDIT

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…
  • Kryesore

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…

49 mins ago
VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën
  • Kryesore

VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën

3 hours ago
“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”
  • Aktualitet

“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”

3 hours ago
Nis riparimi i radhës i dyshemesë së urës së vjetër të Bunës, Benet Beci koordinon bashkëpunimin e institucioneve
  • Aktualitet

Nis riparimi i radhës i dyshemesë së urës së vjetër të Bunës, Benet Beci koordinon bashkëpunimin e institucioneve

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.