Prej disa ditesh në rrjete sociale, sidomos tek ato që janë krijuar e funksionojnë për të mbështetur ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë, ka patur një diskutim lidhur eshe me një autobus të personalizuar për ekipet e klubit shkodran.
Madje janë paraqitur shembuj nga klube të tjera, më pak të njohura dhe me trofe se edhe Vllaznia. Mesa duket drejtuesit kuqeblu e kanë patur vetë këtë ide në mendje, e cila sot duket është realizuar konkretisht me një autobus të personalizuar dhe sloganin e njohur.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë foto të një autobusi, veshja e të cilit me ngjyrat, logot e simbolet e Vllaznisë ka përfunduar. Ai është gati të nisë rrugëtimin bashkë me djemtë e drejtuesit kuqeblu në përmbushje të objektivave të sezonit.
Kështu plotësohet një komoditet për klubin 102 vjeçar, i cili në fakt nuk ka munguar por është realizuar me autobusë nga palë të treta. Nga ana tjetër përmbushet edhe një “dëshirë” publike e tifozëve, të cilët e kërkuan me ngulm.
Ndërkohë ditën e sotme, ka sqaruar diçka menaxheri i FIFA-as Dritan Gjyrezi, gjithmonë lidhur me autobus të personalizuar për Vllazninë. Duke punlikuar edhe një foto, Gjyrezi ka kujtuar se kuqeblute e kishin një të tillë që në 2009- ën, kur president ishte Valter Fushaj! /ShkodraWeb/