Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO – “Vjen na merr neve pasurinë”, nis puna për resortin luksoz të Ulaj në Velipojë, banorët protestojnë…

ShkodraWeb 25 March, 2025
blue borgo velipoje ulaj 2025

Biznesmeni Bashkim Ulaj ka nisur me punën për të ndërtuar resortin luksoz “Blue Borgo” në kufi me zonën e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë. Biznesmeni dhe botuesi, në fund të vitit 2024 u “shpërblye” nga qeveria me dhënien e statusit të veçantë për ndërtimin e këtij resorti me 5 yje, ndërkohë që nisja e punimeve është pritur me protestë nga banorët, të cilët akuzojnë se Bashkim Ulaj me një person tjetër të quajtur Fatmir Shpellzaj po u grabisin pronat 60 familjeve.

Në një prononcim për mediat, banorët thonë se kanë dokumentet që vërtetojnë se janë pronarë të kësaj toke, por akuzojnë Shpellzajn se ka falsifikuar dokumentet dhe u kanë rrëmbyer tokën.

Screenshot_20241004_185342

“Këtu jemi që në 1920 në këtë tokë, pleqtë tanë këtu kam jetuar, këtu kanë vdekur të gjithë. E dimë se është toka jonë, ne kemi bërë letrat në 1996. Kam vendimin e Gjykatës për tokën, në 2008 kemi bërë letrat prapë për këtë tokë. Kemi vendim të Kadastrës, 1996, kemi tapi 1927 që e ka ble gjyshi me franga ari këtë tokë. I kemi çuar këto letra në Tiranë që në 2008, jemi interesuar disa herë, i keni. Si përfundim këto kanë shkuar i kanë vjedh, na kanë hequr dosjen në Tiranë dhe i kanë falsifikuar letrat si kanë dashur vetë. Një Fatmir Shpellzaj, ky Fatmir Shpellzaj, i panjohur. Pleqtë tanë këtu kanë jetuar dhe s’ia kemi ditur emrin këtij personi. I panjohur. Ky na ka dalë dhe thotë kam pasur 1650 dynym tokë të miat. Se si i ka bërë letrat ky, komplet falso. Është bërë me Bashkim Ulaj. Ulaj është pronari i rrugës, ky ka falsifikuar letrat. Ne kërkojmë tokën, e kemi me vendim të gjykatës të formës së prerë. Janë letrat që i kemi bërë kallëzim në SPAK. Kur të vdesim ne të gjithë ka mundësi me u fut Ulaj dhe Shpellza. Edhe vdekshim ne, do lëmë gratë e farefisin e në këtë tokë s’ka për t’u fut Bashkim Ulaj”, tha një prej banorëve.

Screenshot_20241004_185225
Screenshot_20241004_185433

Banorët thonë se nuk do të lejojnë Bashkim Ulajn t’u marrë tokat, ndërsa shprehen se çështjen e kanë çuar deri në SPAK përmes një kallëzimi.

“Ky njeri del nga nëntoka, vjen na merr neve pasurinë. Si ka mundësi me marr 1500 dynym. Ne kemi bërë një kallëzim në SPAK, ku jemi drejtuar për këto padrejtësi që po bëhen, për zaptimin e pronave në mënyrë të paligjshme nga persona të veshur me pushtet. Do t’u vijë koha, se pa vdekur të gjithë bashkë, nuk e lëshojmë këtë pronë, është prona e gjyshërve tanë, është amanet i tyre. Shpellza falsifikimin më të dobët që ka bërë me dëgjesë publikë. Askush nga ne nuk është thirrur në dëgjesë publike, janë marrë njerëz me pare. Deri në momentin që gjykata të shprehet këta s’kanë asnjë të drejtë të bëjnë veprime, shihni mjetet. Nuk njohin as gjykatë, as dokument pronësie”, vijojnë banorët.

Screenshot_20241004_185255
Screenshot_20241004_185202

Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, botues dhe pronar i stacionit televiziv A2 së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” nga “Gener 2” “Aba Blue Borgo”, sh.p.k.

Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. Po ashtu, kompania Gener 2 ka marrë me koncesion dhe segmentin Thumanë-Milot, aks me pagesë dhe tarifën e vjel kompania e Ulajt.

Disa banorë të zonës, kanë njoftuar mediat edhe për një protestë që do të organizojnë nesër (26 mars 2025) kundër ndërtimit të resortit luksoz me 5 yje në Baks- Rjoll.

Post navigation

Previous: Partitë firmosin Kodin e Etikës në fushatë zgjedhore, ndalohet bullizmi kibernetik dhe publikimi i përmbajtjeve me AI
Next: EMRI – Një ditë më parë kishte festuar ditëlindjen, humb jetën në Itali 22- vjeçari shqiptar…

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.