Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO/ Vjehrri dhe nusja u shtypën nga makina në sy të djalit 8- vjeçar, po prisnin autobusin për një rast familjar

ShkodraWeb 25 February, 2018
vjehrriNusjaDurres

Aksidenti tragjik dje ne Golem u mori jetën dy anëtarëve të së njëjtës familjeje. I plagosur mbeti edhe një fëmijë 8-vjeçar, ndërsa përplasjes nga mjeti, që ecte me shpejtësi skëterrë, fatmirësisht, i ka shpëtuar një 20- vjeçar vetëm me lëndime të lehta. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm pranë kryqëzimit të Malit të Robit, në aksin rrugor Plepa-Kavajë.

Viktimat jane personat qe shihni ne foto, Xhemal Fisku dhe Edlira Fisku, vjehërr e nuse, me banim ne Golem, kishin dalë buzë rrugës në pritje të një autobusi për të shkuar në Berat, aty ku ishte edhe origjina e tyre.

Por teksa katër anëtarët e familjes Fisku prisnin anës rrugës, një automjet që udhëtonte në autostradë me shpejtësi humbi kontrollin dhe pasi u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës, i mori përpara.

Goditja rezultoi fatale për 69-vjeçarin dhe 34- vjeçaren, nënën e dy djemve 8 dhe 11 vjeç. Fatmirësisht, fëmija i saj 8-vjeçar dhe kushëriri që ndodheshin bashkë me ta në vend, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Anëtarët e familjes Fisku kishin dalë për të pritur autobusin, pasi do të udhëtonin drejt Beratit.

Sipas dëshmisë së të afërmve të viktimave, mbrëmjen e së premtes, familjarë të 34-vjeçares e kishin telefonuar atë duke e vënë në dijeni se gjyshja e saj ishte tepër e sëmurë. Për shkak se i shoqi ndodhej në Greqi, nusja e shtëpisë është shoqëruar nga vjehrri i saj, i biri 8 vjeç, si dhe nipi tjetër i shtëpisë.

Siç mësohet, bashkëshorti i Edlira Fiskut jetonte si emigrant ekonomik në Greqi. Ai bashkë me vëllezërit punonin në ndërtim, ndërsa nga përfitimet e punës së tyre ndihmohej e gjithë familja në Shqipëri. Të afërm të familjes u shprehën dje se bashkëshorti i 34- vjeçares kishte qenë në Golem 10 ditë më parë.

Ai është nisur bashkë me vëllezërit e tij sërish për në Shqipëri, sapo ka mësuar lajmin e kobshëm për familjen e tij. /panorama.com.al/

Post navigation

Previous: NDIHMA EKONOMIKE/ Kryeministri Rama i vendosur: Kemi punë por njerëzit s’duan të punojnë
Next: DETAJE/ Plagosja në M.Madhe nga sherri për tokën, autori është kryetari i PS-së në Kelmend (foto)

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.