FOTO – Viti i ri shkollor i gjen nxënësit e Vrakës në Malësi të Madhe me një shkollë plotësisht të rikonstruktuar…

Viti i ri që pritet të nisë të hënën, do të gjejë nxënësit e shkollës 9- vjeçare të Vrakës me ambjente të brendshme etë jashtme plotësisht të rikonstruktuara. Ndërhyrja është bërë e mundur nga një fond 42 milion lekë, i cili i ka ndryshuar totalisht pamjen kësaj shkolle. ËLajmi bëhet i ditur nga një publikim në faqen zyrtare në Facebook të Bashkisë Malësi e Madhe, ku nënvizohetË


“Shkolla po fillon⏲️ dhe ne kemi marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit mësimor. 📚✏️. Nxënësit e shkollës 9 vjeçare Vrakë këtë vit do zhvillojnë mësimin në ambjente tërësisht të transformuara.

Me një fond prej 42 milionë lekë të reja ambjentet e brendshme dhe të jashtme i janë nënshtruar një rikonstruksioni të plotë duke i dhënë pamjen që meriton kjo Shkollë.”, thuhet në postimin e bërë nga Bashkia Malësi e Madhe.

ShkodraWeb Channel