
Stadiumi “Loro Borici” do te ofroje nje pamje me spektakolare ne ndeshjen qe pritet te zhvillohet ne mes Shqiperise dhe Italise me 9 tetor ne tapetin e tij te gjelber. Pista do te vishet me tartan dhe puna per te realizuar shtrimin vijon me ritme te kenaqeshme. Firma qe ka marre persiper punimet, po i kryen ato me profesionalizem dhe me cilesi. Pista e stadiumit “Loro Borici” do te jete olimpike, me 8 korsi, e gatshme per te mikpritur edhe garat nderkombetare. Po ashtu, ajo piste, nese FSHF do ta lejoje, do te sherbeje edhe per stervitjen e ekipeve te atletikes, te cilat kane patur vazhdimisht ankesa per mungesen e ambjenteve te pershtashme. /ShkodraWeb/