FOTO+ VIDEO/ Vajza nga Malësia e Madhe që përfaqëson Shqipërinë në “Miss World” ka nevojë për mbështetjen tonë..

Një vajzë me origjinë nga Selca e Kelmendit në Malësinë e Madhe përfaqëson Shqipërinë në konkursin botëror “Miss World” që po zhvillohet në Kinë. E veçanta e këtij konkursi është përzgjedhja e vajzave, të cilave nuk u vlerësohet vetëm bukuria por edhe projektet që shpalosin, sidomos me sfond social.

Nikata Preka është me origjinë nga fisi Mernaçaj i Selcës së Kelmendit në Malësinë e Madhe por ajo është rritur në Lezhë. Ka mbaruar studimet universitare për Financë në Angli, në Universitetin “Sunderland University” dhe studimet pasuniversitare në Universitetin “Anglia Ruskin University”. Ndërkohë është në përfundim e sipër të kualifikimit ndërkombëtar të kontabilitetit Acca, (kontabilist i miratuar). Po ashtu punon në Dubai për një kompani ndërtuese dhe fondacion investimesh e mirënjohur në Shtetet e Bashkuara Arabe. Nikita ka marr pjesë në “Miss Supernational United Kingdom”, ku ka fituar një nga çmimet kryesore dhe eventi është mbajtur në Londër.

Nikita ka marrë pjesë në shumë projekte vullnetare. Në Shqiperi, Nikita përveç të tjerave, para disa viteve, ka marrë pjesë si vullnetare duke ndihmuar aktivistët në Veri të Shqipërisë pranë organizatës “Në dobi të gruas shqiptare” për gratë e dhunuara, fëmijet e të pastrehët.

Në vitin 2017 Nikita është shpallur “Miss Lezha”, ndërsa gjatë kohës në gjimnazit në Lezhë ka spikatur në debatet televizive lokale, kryesisht në temat sociale dhe veçanarisht ato të edukimit të rinisë.

Aktualisht, Nikita po punon për planifikimin e bashkëpunimit me sa më shumë organizata nga Shqipëria dhe bota, në mënyrë që të ndihmojë njerëzit në nevojë në Shqipëri. Synimi i saj është që të sjellë ndryshim te jeta e njerëzve në nevojë dhe t’i ndihmojë fëmijët e tyre në edukim.

Sot Nikita ka nevojë për mbeshtetjen tonë, të njerëzve të thjeshtë por edhe autoriteteve. Të gjithë ne mund ta mbëstesim duke e votuar në këtë link https://www.missworld.com/#/contestants/5364. Mjafton thjeshtë një klikim dhe kjo vajzë do të na bëjë të ndjehemi krenarë që jemi shqiptarë edhe atje, në Kinën e largët. /ShkodraWeb/

Konkursi “Miss World”

“Miss Bota”  është konkursi më i vjetër i bukurisë ndërkombëtare. Ajo u krijua në Mbretërinë e Bashkuar nga Eric Morley në vitin 1951. Që nga vdekja e tij në vitin 2000, e veja e Morley, Julia Morley, ka bashkëjetuar me konkursin. Ne kete event perzgjidhen rreth 130 vajza nga mbare bota, dhe diferenca me aktivitete te tjera te bukurise nderkombetare, eshte se ky event ve ne sfide bukurine fizike, pergatitjen intelektuale, talentet e posame te kandidateve dhe vizioni i tyre per permiresimin e politikave sociale ne bote.

Ne kete event, shtetet e kandidateve perkatese angazhohen qe ta mbeshtesin kandidaten e tyre per realizimin e projektit qe paraqesin gjate diteve konkursit, te cilat finalizohen edhe me cmime te ndryshme.

Vajzat garuese ne Miss Bota perzgjidhen nga produksionet e Misit kombetar ne vendet e tyre. Vitin e kaluar e rrembeu kuroren nje studente ekselente e mjeksise nga India.