
Gjatë protestës së ditës së sotme, 21 mars, e cila ka nisur rreth orës 10:00 të paradites, mësohet se janë shoqëruar në polici disa persona. Menjëherë pas këtij informacioni, ish-deputetët e PD dhe LSI, kanë zhvendosur turmën e protestuesve drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në një postim në Facebook, Lulzim Basha ka shkruar se janë nisur drejt policisë për të liruar qytetarët të cilët u ngritën kundër Maduros së Ballkanit.
“LIVE – Drejt Drejtorisë së Policisë për të liruar qytetarët që janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar. #shqiperiasieuropa“, ka shkruar basha.
LIVE – Drejt Drejtorisë së Policisë për të liruar qytetarët që janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar. #shqiperiasieuropa
Pubblicato da Lulzim Basha su Giovedì 21 marzo 2019