
Aeroporti i Rinasit por edhe zonat në afërsi të tij, janë blinduar. Forca të shumta policie, FNSH dhe RENEA janë brenda territorit dhe rrotull tij. Pas grabitjes së rreth 10 milion eurove sot rreth orës 13 brenda një avioni gati për nisje drejt Vjenës, është dhënë alarmi dhe forcat tashmë janë në gatishmëri të plot. Policia e Shtetit ka shoqëruar rreth 40 persona për grabitjen spektakolare, ndërsa Prokuroria ka lëshuar 4 urdhër-arreste për persona që kishin dijeni për transportin e parave.
Dyshohet se shuma e grabitur është rreth 10 milionë euro. Një prej grabitësve ka humbur jetën nga shkëmbimi i zjarrit me Policinë e Shtetit. Identiteti i tij nuk bëhet me dije ende. Autorët hynë në pistë me anë të një furgoni që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Pas shkëmbimit të zjarrit autorët janë larguar drejt Fushë Krujës. Mësohet se rreth 500 policë janë angazhuar në operacionin për kapjen e grabitësve.