Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Elbasan. Mësohet se një autobus me nxënës është përplasur me një autoveturë dhe për pasojë, 1 person ka humbur jetën, ndërsa 1 tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Viktima është Gentian Pepa, ndërsa i plagosuri është Elton Poci, 31 vjec.
Paraprakisht mësohet se nxënësit që ndodheshin në autobus nuk janë lënduar, por përplasja ka rezultuar fatale për pasagjerët e mjetit Opel, njëri prej të cilëve dyshohet se ka humbur jetën. Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë një parakalim i gabuar. Në vendngjarje ndodhet policia dhe autoambulanca.