Një makinë e cila dyshohet se ka dalë me shpejtësi nga një rrugicë në rrugë të drejtë, ka përplasur një punonjës policie i cili ishte duke qarkulluar me motorin me targa të Ministrisë së Brendshme- MB.
Ngjarja ka ndodhur në Durrës, në lagjen 7, ndërsa punonjësi i policisë është transportuar menjëherë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave shoferi i automjetit, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara të shoferit të makinës.