
Ditën e sotme si çdo vit, ishte paraljmëruar zhvillimi i ceremonine përkujtimore për “2 Prill 1991”. Ndërsa në orën 10.00 duhet të niste ceremonia ku do të ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, rreth 30 minuta më parë para memorialit kanë vendosur kurora me lule dhe kanë bërë homazhe përfaqësues të Lëvizjes për Ndryshim, të kryesuar nga kryetarja Jozefina Topalli. Në mes tyre ishte edhe Adela Kryeziu, e cila është edhe kandidate e kësaj force politike për Shkodrën.
Pak më vonë, pranë memoriali është afruar Ahmet Kryeziu, xhaxhai i Adelës dhe vëllai i deshmorit Nazmi Kryeziu. Ai ka pastruar memorialin nga kurorat por edhe tufat me lule të vendosura më parë nga Lëvizja për Ndryshim, duke i hedhur pa kujdes në distancë të dukshme nga vendi ku do të zhvillohej ceremonia zyrtare. Sigurisht, ky moment nuk i ka shpëtuar mediave, të cilat e kanë fiksuar në video apo edhe në foto.