ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTO/ Vajza shkon e veshur nuse te banesa e fundit e të fejuarit në ditën që do martoheshin…

Një vajzë veshi fustanin e nusërisë dhe shkoi për të vizituar varrin e të fejuarit të saj, ditën kur ata do t’i thoshin njëri-tjetrit “po”. Fotografitë e trishta tregojnë Jessica Padgett të gjunjëzuar para varrit të Kendall James Murphy. Çifti kishte planifikuar që më 29 shtator të këtij viti të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë, por fatkeqësisht djali humbi jetën.

Loading...

Murphy, i cili punonte si zjarrfikës në Montgomery, Indiana, vdiq tragjikisht kur kolegu i tij aksidentoi automjetin e tij me tre makina. Për këtë arsye, pikërisht në ditën e dasmës që ata kishin planifikuar, Jessica shkoi te varri e veshur nuse dhe e shoqëruar nga familjarët e saj. Në nder të fejuarit të saj, Jessica realizoi foto me çizmet e tij, me gurin e varrit të Murphy-t dhe me uniformën e zjarrfikëses.

Ndërkohë fotografitë janë realizuar nga “Loving Life Photography” të cilat i ka publikuar në rrjetin social “Facebook”. Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, si dhe është shpërndarë më shumë se 21 mijë herë.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.