FOTO/ U tregoi gishtin e mesit shqiptarëve, nis firmosja e peticionit për shkarkimin e ambasadorit të OSBE-së

Përditësimi i fundit I Last update

Banorët e zonës së “Astirit” në kryeqytet nuk kanë ndërmend të falin gjestin fyes të ambasadorit të OSBE në Tiranë, Berndt Borchard. Ky i fundit një natë më parë bëri një veprim të pakontrolluar duke ofenduar banorët pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ai ngriti gishtin e mesit, ndërsa sot kërkoi falje publike për gjestin e tij. Banorët kanë nisur gjatë kësaj të hëne një lëvizje të re duke firmosur një peticion, përmes së cilit do kërkojnë sa më shpejt shkarkimin e ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri.


MUND TË LEXONI EDHE:  VIDEO/ “Jashtë nga Shqipëria Borchard…”, shpërthen Vasili: U tregoi gishtin e mesit shqiptarëve, ky alabak nuk është OSBE, as Evropa

 ABCOM ║ VODAFONE