Pas rikonstruksionit të plotë, tregu i Rusit në Shkodër, do të rikthehet sërish në aktivitet. Një nga tregjet publike kryesore të qytetit më të madh verior, ai ka pësuar një ndryshim të dukshëm në funksion të tregtarëve por edhe blerësve.
Ashti siç ishte paralajmëruar, tregu i Rusit do të rihapë dyert për tregtarët e blerësit ditën e diel, 15 dhjetor 2024, ora 17.00. Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku Benet Beci përmes një publikimi në rrjetet sociale, duke e shoqëruar edhe me disa foto.
“Momentet e fundit të përgatitjeve për të hapur dyert e tregut të ri të Rusit! Të dielën në orën 17:00 bashkë me tregtarët do të hapim këtë hapësirë të rikonstruktuar tërësisht në shërbim të biznesit dhe banorëve të Shkodrës.”, shkruan qytetari i parë i Shkodrës në publikimin e tij.