Detaje të reja zbardhet nga ngjarja e rëndë në zonën e Livadeve në Shkodër, ku u gjet i ekzekutuar një shtetas 32 vjeçar, i njohur edhe për policinë vendore.
Mësohet se tre ditë më parë Endri Mustafa mori dy mesazhe në celular në darkë për të dalë jashtë shtëpisë. Dyshohet se ai nuk ka qenë me automjet, por vetëm teksa ishte nëna e tij që ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij në Polici.
32- vjeçari ka qenë disa herë “kontigjent” i uniformave blu. Në vitin 2016 ai do të përfundonte në prangat e Policisë së bashku me 5 persona të tjerë, pasi u kapën me një arsenal armësh e municionesh luftarake.
Emri i Endri Mustafës lakohet sërish në vitin 2020, ku ai shpallet në kërkim policor gjatë operacionit “Maranaj” për fajde.