FOTO/ Transformimi total i jetës së Alvin Berishës, babai i tij publikon imazhet e një fëmijërie të zakonshme…

Vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, duket se po e merr veten, pas shpëtimit nga kampi i tmerrit “Al Hol”, në Siri. Babai i tij, Afrim Berisha, ka vendosur t’i hapë vogëlushit një profil në “Instagram”.

“Ja dhe instagrami jonë”, shkruan Afrimi, ndërsa ka publikuar disa foto të Alvinit, ku shfaqet mjaft i qeshur dhe i lumtur. Alvin Berisha prek zemrat e të gjithë shqiptarëve, italianëve, por edhe më gjerë, me historinë e tij.


Ai ishte marrë nga e ëma që në moshën 6-vjeçare në Siri, ndërsa pas vd.ekjes së saj ai kishte mbetur i vetëm në kampin e ferrit. Me ndërhyrjen e gazetarëve italianë të “Le Iene”, dhe më pas edhe të autoriteteve të të dyja vendeve, ai arriti të shpëtohej prej aty dhe të bashkohej me familjen e tij në Itali.

 ABCOM ║ VODAFONE