Tirana është “pushuar” sot nga armatimet e rënda të forcave të NATO-s, në kuadër të stërivtjes “Defender 21”, e cila prej disa javësh po zhvillohet në Shqipëri.
Autoblinda dhe helikopterë ushtarakë janë ekspozuar në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa në qiell është dhuruar një spektakël i vërtetë nga një helikopter pjesëmarrës në stërvitje, që valëviste flamurin shqiptar.
Të shumtë kanë qenë edhe qytetarët, të cilët kurioz për stërvitjen kanë parë nga afër mjetet ushtarake.
FOTO LSA