Studentët vijojnë protestën e tyre, në ditën e shtatë, teksa kërkojnë që të përmbushen kërkesat e bërë publike. Së fundmi, në mbështetje të studentëve ka dalë edhe tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët nëpërmjet një postimi në “Facebook”, zbulojnë se pas orës 16:00 do të bashkohen fizikisht me studentët protestues.
NJOFTIMI I “TKZ”:
Tifozat Kuq e Zi nga të gjitha trojet etnike, kanë mbështetur me mendje e zemër kauzën e studentëve. Prandaj, sonte nga ora 16.00 bashkohemi edhe fizikisht me studentët protestues ne mbështetje të kërkesave të tyre. Bashkohu edhe ti!
#mestudentet
#osamireneqeneshqiptar
#jeminje